Hoxha prezantoi në Norvegji punimin e tij dedikuar luftës dhe shtetësisë së Kosovës

24 shtator 2021 | 23:23

Hulumtuesi dhe profesori universitar në Universitetin Agder në Kristiansand, Abit Hoxha,  ka prezantuar sonte para publikut norvegjez në teatrin e këtij qyteti, një kronologji të shtetësisë së Kosovës, duke filluar nga demonstrata e viti 1981, luftën e Kosovës, intervenimin e KFOR-it, si dhe Kosovën e pasçlirimit.

No description available.

Prezantimi i tij është përcjellë me duartrokitje të shumta, pasi që Hoxha gjatë luftës në Kosovë u ka mbijetuar dy masakrave në zonën e Drenicës, përçak dhe pati pyetje nga të pranishmit.

No description available.

No description available.

E pas prezantimit të Hoxhës, është deklaruar dhe studenti nga India, Jayachandra Malavatu, i cili ishte i pranishme në Teatër. Ai ka thënë se ky prezantim ishte mesazh që duhet të lexohën artikujt që kanë të bëjnë me historinë, sidomos me rrethanat politike dhe historike që kanë ndikuar që të prezantohet ky rrethim.

No description available.

“Më pëlqen shumë koncepti “story behind the story”. Mënyra sesi i shpjegoi ai gjërat janë në perspektiva  të ndryshme, por dhe pozitive, nga ku na lenë të kuptojmë se kemi nevojë të lexojmë më shumë artikuj rreth këtyre historive. Pra, detajeve që kanë ndikuar që të prezantohet ky artikull dhe këto rrëfime që kishin të bënin me rrethana politike dhe historike”, ka deklaruar ai për gazetën “Epoka e re”.

No description available.

Abit Hoxha është hulumtues dhe doktorant në Universitetin Ludwig Maximilian në Mynih të Gjermanisë, ku është përqendruar në krahasim të prodhimit të lajmeve në konflikte. Ai po ashtu është ligjerues në Universitetin Agder në Norvegji.

No description available.

(Epoka e re/A.MAVRAJ)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Shkëlzen Gashi ka thënë se një shumice dërrmuese të…