Hoxha: Procesi integrues është prioritet madhor për Kosovën
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar me drejtorin e përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, dhe drejtorin e përgjithshëm të shërbimit evropian për veprim të jashtëm, Thomas Mayr Harting, me të cilët ka diskutuar rreth të arriturave dhe sfidave të procesit integrues.
Ministrja Hoxha ka theksuar se në Strategjinë për zgjerim është definuar perspektiva evropiane e Kosovës.
Në këtë drejtim, ajo ka thënë se kanë konfirmuar se procesi integrues është prioritet madhor i të gjitha institucioneve të vendit, zbatimi i MSA-së dhe Agjenda e Reforma Evropiane.
Ndërsa Christian Danielsson ka vlerësuar punën e bërë në Kosovë, por ka theksuar se duhet të shtohet edhe më tutje puna e institucioneve në përmbushjen e MSA-së dhe Agjendën e Reformave Evropiane.