Hoxha: Propozimet për deputetë vijnë nga anëtarësia

28 dhjetor 2020 | 22:57

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për një iniciativë të re brenda partisë së tij.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se: “si partia që gjithmonë u ka prirë proceseve, pas listave të pastra të kandidatëve pa aktakuza, tani për ofertën e tyre politike do t’i drejtohen bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri te anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë edhe për ofertën programore”.

Ai gjithashtu ka shkruar se vendimmarrja do të vijë nga poshtë lartë dhe se zëri i çdo anëtari do të dëgjohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se…