Hoxha: Rrezikshmëria në punë për policët nuk është paguar në tre muajt e fundit
06 qershor 2023
| 11:37
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në tre muajt e fundit për rrezikshmërinë në punë.
Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Siguri në Kuvendin e Kosovës, ku ka thënë mes tjerash se Policia e Kosovës akoma s’ka as sigurim shëndetësor.
Më tutje, Hoxha ka thënë se policët që janë të përfshirë në veri janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e tyre.
“Rrezikshmëria nuk është paguar në tre muajt e fundit. Jemi në bisedime me Ministrinë e Brendshme këtë muaj presim që të paguhemi”, ka thënë Hoxha.