Hoxha: Serbia, me sulmin në Banjskë, tentoi të krijojë një realitet të ri në Kosovë

05 tetor 2023 | 12:43

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka thënë se Kosova ka fakte, të cilat dëshmojnë se shteti i Serbisë dhe Ushtria e Serbisë i kanë dhënë mbështetje të plotë ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Siç tha ai, qëllimi i tyre ka qenë të krijohet një realitet i ri në Kosovë.

Hoxha ka bërë me dije se po hetohet edhe përfshirja e mundshme e disa personave që mund të jenë nga Rusia.

Gjatë intervistës, Hoxha foli edhe për bashkëpunimin me KFOR-it gjatë sulmit në veri, si dhe sfidat në monitorimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxha mohoi çfarëdo marrëveshje për krijimin e korridorit për ikjen e grupit të armatosur nga Kosova.
Se a ka ende rreziqe për sigurinë?, Hoxha është përgjigjur: “A ka kapacitet dhe a ka potencial për kërcënim? Ka. Kjo qëndron. E, ajo çfarë ne po bëjmë, [është se] po punojmë shumë që tashmë ta avancojmë komunikimin dhe bashkëpunimin me KFOR-in, sidomos në edhe rreth vijës kufitare me Serbinë. Atje kemi shtuar prezencën tonë policore, kemi rritur kapacitetet, jemi duke punuar që disa prej atyre rrugëve ilegale t’i mbyllim dhe t’u pamundësojmë grupeve kriminale siç ka qenë kjo, që të fusin, qoftë njerëz, qoftë armatim dhe materiale tjera brenda territorit të Kosovës. Të njëjtën gjë është duke e bërë edhe KFOR-i, jemi në komunikim të ngushtë që të ndajmë disa përgjegjësi dhe zona atje, në mënyrë që të krijojmë sa më shumë komunikim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emily Ratajkowski ka treguar format e mrekullueshme trupore me një…