Hoxha: Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën
23 maj 2018
| 00:10
Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka thënë se njohja e Kosovës vazhdon të jetë kusht i pandryshuar i Evropës për Serbinë.
“Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet patjetër ta njohë Kosovën”, ka thënë ajo në në “T7”.
Sipas saj, synimi i Kosovës është njohja reciproke në fund të dialogut në mes të dy vendeve.
Hoxha u shpreh e bindur se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.
“Asociacioni apo statuti i Asociacionit do të bëhet pikë për pikë sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë ajo.