Hoxha: Spanja skuadër e jashtëzakonshme, por futemi në fushë për fitore

21 qershor 2024 | 14:31

Arbër Hoxha është një nga lojtarët më të spikatur në Kombëtaren e Shqipërisë, edhe pse minutat në fakt nuk kanë qenë të shumta në Evropian. Sulmuesi i majtë kuqezi ka qenë mjaftë i guximshëm në deklaratën lidhur me ndeshjen e radhës ku beson në fitore ndaj Spanjës, rezultati i vetëm që mund të kualifikojë Shqipërinë në fazën tjetër.

Jeni aktivizuar pak në këto dy ndeshje, mendoni se do të luani titullar ndaj Spanjës?
Hoxha: Në aq minuta kam menduar të jap maksimumin, jam i lumtur që jam këtu. Ndaj Kroacisë bëmë më shumë, arritëm të barazonim. Tani kemi Spanjën, shpresoj të fitojmë.

Me cilën skuadër je tifoz?
Hoxha: Me Realin e Madridit. Spanja ka një skuadër të jashtëzakonshme, bëri një ndeshje të shkëlqyer me Italinë. Në duhet të kemi një qasje të mirë në ndeshjen e radhës dhe të tentojmë fitoren.

Si po përgatitet ndeshja e sa gjasa kemi të fitojmë?
Hoxha: Duke marrë parasysh se kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e fundit me Kroacinë, besoj do të futemi në fushë për të fituar, sepse vetëm ai rezultat na kualifikon.

Pate impakt sapo u fute në fushë ndaj Kroacisë…
Hoxha: Secili lojtar kishte motiv shtesë edhe falë mbështetjes së tifozëve. Mundëm të shënonim golin e barazimit dhe iu afruam edhe të dytit.

Keni folur me futbollistët e Dinamos?
Hoxha: Kam dy shokë te Dinamo e Zagrebit, Baturina dhe Petkovic më uruan për paraqitjen time të mirë.

A mendoni se do të keni përballë skuadrën (Spanja) që luan futbollin më të bukur në botë?
Hoxha: Spanja është një nga ekipet më të mira të Europianit, ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë.

Keni dhënë një pasim në ndeshjen e Dinamos së Zagrebit ndaj Betisit …
Hoxha: E maj mend shumë mirë ndeshje shumë e bukur.

Kush është lojtari më i mirë i Spanjës?
Hoxha: Janë shumë, një ndër më të mirët është Rodri, mund të përmend edhe Ëilliams, anësor i majtë.

A je gati për një vend titullari? Çfarë duhet të bëjmë ne?
Hoxha: E vendos trajneri, unë, sado të luaj, do të jap maksimum. Të japim maksimumin dhe të kemi qasjen e duhur. Duhet të jemi të kujdesshëm, të shfrytëzojmë kundërsulmet dhe rastet e pakta që do të kemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CLS) ka bërë me dije…