Hoxha: Teqja e Sheh Xhaferit në Junik lë përshtypje tejet të mëdha për çdo vizitor
29 shtator 2019
| 13:21
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet, Fazli Hoxha, i shoqëruar edhe nga kandidatja për deputet Erjona Rama ka vizituar Teqenë e madhe amë e tarikatit Alije – Halvetije në Junik.
“Bashkë me kandidaten për deputete Erjona Rama vizituam Teqenë e madhe amë e tarikatit Alije – Halvetije në Junik, vend për kryerjen e ritualeve fetare. Kjo Teqe lë përshtypje tejet të mëdha për çdo vizitorë dhe është Teqeja më e madhe në Ballkan dhe mban emrin e Sheh Xhaferit”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2693387067358203&set=a.716901881673408&type=3&eid=ARA4oFMem_z7Hon3hrWPfeb2pSiq7djp8TPvY5kTYHbbuNNI-rdfcznoL3Qnb-b5FwrNTkB3sJdkKNXZ
/Epoka e re/