Hoxha thotë se fuqizimi i gruas është prioritet i saj, MIE-ja mbështet gratë e Drenasit
Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar anëtaret e Qendrës për të Drejtat e Grave në Drenas.
Aty u tha se kjo OJQ e cila promovon punën e grave dhe angazhimin për të drejtat e tyre është përkrahur në vazhdimësi nga Ministria e Integrimit Evropian.
Ministrja në detyrë, Dhurata Hoxha, tha se kanë përfunduar suksesshëm projektin e fuqizimit ekonomik të të mbijetuarave të luftës.
Ajo tha se nga ky projekt kanë përfituar shumë gra, të cilat kanë krijuar pavarësi ekonomike.
“Sot kam ardh në Qendrën e Mbrojtjes së Gruas në Drenas e drejtuar nga Kadire Tahiri, për të promovuar përfundimin e suksesshëm të projektit fuqizimin ekonomik i të mbijetuarave të luftës. Ky projekt është mbështetur nga Ministri Integrimit Evropian, por në anën tjetër ka qenë një projekt shumë i rëndësishëm sepse ka ofruar trajnim profesional bë aftësinë e grave. Me të vërtetë për mua është një projekt shumë i rëndësishëm, sepse fuqizimi i gruas në shoqërinë kosovare dhe në Kosovë është shumë i rëndësishëm, sepse duke e ditur rolin e gruas që duhet të ketë në shoqërinë tonë, por edhe në anën tjetër fuqizimi ekonomik i gruas të mirat dhe përfitimet janë shumë të mëdha”, tha ajo.
Ndërsa drejtoresha e Qendrës për të Drejtat e Grave në Drenas, Kadire Tahiri tha se janë shumë krenar për punën e këtyre grave, teksa falënderoi ministren Hoxha për mbështetjen e vazhdueshme.
“Sot qendra për promovimin e të Drejtave të Grave në komunën e Drenasit përmbylli projektin e fuqizimit ekonomik i të mbijetuarave të luftës. Projekti ka zgjat 6 muaj dhe nga ky projekt kanë qenë përfituese 80 gra. Kemi kryer katër kurse, kursin e rrobaqepësisë, kursin e artizanaleve, kursin e FIMO-s dhe kursin e varseve. E falënderoj Ministren e Integrimeve Evropiane e cila na mbështeti në fuqizimin ekonomik të të mbijetuarave të luftës, po ashtu edhe në fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave të Drenasit. Jemi shumë krenar dhe me punimet e këtyre grave të cilat punojnë këto varëse me lot dhe shpresë dhe këto varëse dhurohen për adhuruesit mbështetësit e Kosovës”, tha ajo.
Linku Video/Pamje – https://wetransfer.com/
Me këtë rast u certifikuan gjithsej 46 gra në kursin e rrobaqepësisë, artizanaleve dhe në kursin e FIMO-s (puna me plastelin).
13 certifikata u ndanë për gratë nga kursi i rrobaqepësisë, 27 certifikata nga kursi i artizanaleve dhe 6 nga kursi FIMO-s. Në mesin e tyre më shumë se gjysma janë vajza të reja.