Hoxha: Thyejmë Tiranën dhe fitojmë sërish titullin
26 shtator 2019
| 13:25
Kapiteni i Partizanit dhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Hoxha, ka folur për derbin e së dielës, duke thënë se të kuqtë janë gati për ta thyer sërish Tiranën.
“Është një sfidë delikate, tifozët dhe opinioni e ndjekin shumë derbin. Megjithatë, derbi ka treguar se nuk ka shumë rëndësi klasifikimi, por dëshira për ta fituar. Ne e kemi të madhe dëshirën për të marrë 3 pikët ndaj Tiranës”, ka thënë Hoxha.
Por sidoqoftë, këtë vit gjërat do të jenë ndryshe dhe Hoxha e pranon këtë fakt: “Tirana është forcuar dhe tashmë vijnë edhe ndeshjet e vështira për të gjithë ekipet. Tashmë, Tirana do të duket më qartë. Është hera e parë që Tirana është moralisht më mirë se ne. Ndaj të gjithë duhet që të japim më të mirën në këtë derbi”.