Hoxha: T’i kthehemi punës në Kuvend para datës 15 shtator

02 shtator 2020 | 17:37

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka vlerësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, duhet t’i kthehen punës para datës 15 shtator.

E kjo kërkesë e Hoxhës, vie në saje të situatës pandemike dhe sfidave më të cilat po përballën qytetarët dhe bizneset. Kosova po përballet me shumë probleme, numri i qytetarëve të infektuar nga  virusi COVID-19 ende është shumë i madh, respektimi i rregullave për mbrojtje nga pandemia  po vështirëson shumë punën normale të bizneseve, shumë nga to në mungesë të mbështetjes nga shteti po bankrotojnë,  dhe shumë qytetar po mbeten pa vendet e tyre të punës, shteti duhet të veproj shpejtë në këtë drejtim”, ka shkruar pos tjerash Hoxha në profilin e vet në “Facebook”.

Postim i plotë i Hoxhës:

T’i kthehemi punës në Kuvend para datës 15 Shtator

Kosova po përballet me shumë probleme, numri i qytetarëve të infektuar nga  virusi COVID-19 ende është shumë i madh, respektimi i rregullave për mbrojtje nga pandemia  po vështirëson shumë punën normale të bizneseve, shumë nga to në mungesë të mbështetjes nga shteti po bankrotojnë,  dhe shumë qytetar po mbeten pa vendet e tyre të punës, shteti duhet të veproj shpejtë në këtë drejtim.

Probleme të tjera me rëndësi që kërkojnë trajtim të menjëhershëm janë edhe roli i Kuvendit në bisedimet që do të ndodhin në mes të Kosovës dhe Serbisë me 4 shtator, si dhe përgatitjet për fillimin e mësimit në shkolla. Qeveria e Kosovës nuk ka bërë përgatitjet e duhura të cilat garantojnë  respektim të rregullave shëndetësore, për pasojë mundë të ballafaqohemi me pasoja shumë të rënda.

Aktualisht janë mbi 100 projektligje të cilat  presin të diskutohen në Kuvend secila nga to ka rëndësi të veçanet dhe ndikon në lehtësimin e jetës së qytetarëve. Kërkoi nga Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe shefat e grupeve parlamentare që menjëherë t’i ftojnë deputetet që t’i kthehen punës në Kuvend.

Këtë e kemi obligim moral ndaj qytetareve!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.09.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…