Hoxha tregon hollësi nga marrëveshja në Prishtinë me LDK-në
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK-ja), Eliza Hoxha, ka thënë se nuk do të jetë pjesë e qeverisjes në kryeqytet. Ajo tha se do ta vazhdojë punën në Kuvendin e Kosovës derisa ka treguar pjesë të marrëveshjes me LDK-në për komunën e Prishtinës.
Komentet Hoxha i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Nuk do të jem pjesë e qeverisjes, – tha Hoxha, por nëse kish qenë Urani kryetar unë as që e kisha diskutuar”, shpjegoi ajo.
Hoxha tha se do ta udhëheqin Drejtorinë e Arsimit, të Kulturës dhe të Shërbimeve Publike.
Gjithashtu, bëri me dije se PDK-ja pritet të ketë pesë drejtori.
“Kanë qenë disa boshte të drejtorive që meqenëse ne s’e kemi pushtetin kemi menduar se përmes tyre mundemi me i kanalizu punët”, tha Hoxha.
“Sfida më e madhe ka qenë Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës”, shpjegoi ajo.