Hoxha tregon pse nuk ishte në delegacionin në Bruksel

18 korrik 2018 | 22:54

U përfol gjatë ditës se delegacioni i Kosovës në Bruksel ishte i përbërë vetëm nga burrat.

Ky delegacion përbëhej nga krerët e partive të koalicionit qeveritar dhe zv. kryeministri Dardan Gashi.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në Rubikon të “KTV”-së ka thënë se ajo nuk mori ftesë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, duke lënë të kuptohet që për secilin prej atyre kishte ftesë.

Sipas Hoxhës, delegacioni kishte atë përbërje me qëllim të reflektimit të konsensusit të partive politike, ndonëse në delegacion ishin vetëm partitë e koalicionit qeveritar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se liberalizimi…