Hoxha u tërheq vërejtjen të rinjve para liberalizimit të vizave
22 shtator 2018
| 13:11
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se kohë më parë ka filluar fushata për t’i njoftuar qytetarët rreth liberalizimit të vizave.
“Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet medias dhe mënyrave tjera me ato që duhet ditur, çka është liberalizimi dhe çka nuk është liberalizimi”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj në “Facebook”.
Ajo ka theksuar se të rinjtë duhet të kenë kujdes që të mos abuzojnë me heqjen e regjimit të vizave sepse ato do të sjellin pasoja për vendin.
“Të rinjtë tanë, duhet të informohen drejt dhe të kenë kujdes që të mos i shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në shtetet e Shëngenit, sepse do të sjellin dëme për vete, por edhe për vendin”, ka shtuar Hoxha.