Hoxha: Urgjentisht të zgjidhet çështja e bursistëve të Fakultetit të Mjekësisë

14 dhjetor 2020 | 21:22

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Sejdi Hoxha, ka kërkuar nga ministri i Arsimit Ramë Likaj, si dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, që të gjejnë zgjidhje urgjente për dhënien e bursave të 161 studenteve të Fakulteti të Mjekësisë.

Hoxha ka thënë se nuk duhet të ndëshkohen studentet e Fakulteti i Mjekësisë dhe specifikat e lendeve t’i pësojnë studentët.

Postimi i plotë i Hoxhës në “Facebook”:

Sot në takimin e komisionit parlamentar për Arsim kam ngritur çështjen e mos  dhënies së bursave për 161 studentet e Fakultetit të Mjekësisë dhe kam kërkuar nga Ministri i Arsimit Ramë Likaj si dhe Universiteti i Prishtinës që të gjejnë zgjidhje urgjente për këtë çështje.

Nuk duhet të ndëshkohen studentet për shkak të faktit që Fakulteti i Mjekësisë ka  disa lëndë janë dy dhe tri semestrale, është padrejtësi që për shkak të kësaj specifike të pësojnë studentet.

Prandaj,  kam kërkua me urgjencë që Ministria e Arsimit ta trajtoi këtë çështje në mënyrë që studentet të trajtohen njëjtë dhe mos të diskriminohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 12 dhjetor 2020, mbrojtësi kryesor i Rexhep Selimit, avokati…