Hoxha, Veselit: Të presim ballëhapur dhe faqebardhë!

05 nëntor 2020 | 10:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës kundër Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

Hoxha ka thënë se Veseli ka dëshmuar që sakrificën e tij për vendin dhe popullin e Kosovës. “Ju dëshmuat që e doni këtë vend dhe e doni këtë popull duke u angazhuar me tërë potencialin tuaj që Kosova të jetë një vend i barabartë për të gjithë.

Jam i sigurte në pastërtinë tuaj dhe bashkëluftëtareve tuaj. Jam krenar që bashkëpunoi me një njeri si ju çlirimtari ynë Kadri Veseli, të presim ballëhapur dhe faqebardhë!”.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Krenar me ju LULI  i popullit.

Ju jeni njeri i veçantë, modestia, afërsia e juaj me të tjerët janë virtytet më të larta që juve ju bëjnë një personalitet të veçantë, këto veçori i patët edhe në kohët më të vështira të luftës me të gjithë bashkëluftëtaret dhe popullin e Kosovës.

Ju dëshmuat që e doni këtë vend dhe e doni këtë popull duke u angazhuar me tërë potencialin tuaj që Kosova të jetë një vend i barabartë për të gjithë.

Jam i sigurte në pastërtinë tuaj dhe bashkëluftëtareve tuaj

Jam krenar që bashkëpunoi me një njeri si ju çlirimtari ynë Kadri Veseli, të presim ballëhapur dhe faqebardhë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk mund të kishte vend më të mirë se Parisi…