Hoxha: Zgjedhjet e reja, të pashmangshme, Nisma do t’i përgjigjet ftesës së presidentit
Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka bërë me dije për “Telegrafin” se kjo parti do t’i përgjigjet ftesës së presidentit të Republikës për konsulta me partitë politike.
Sipas tij Nisma Socialdemokrate asnjëherë nuk i ikën përgjegjësisë së saj si parti parlamentare në raport me zhvillimet që e presin vendin.
“Dorëheqja e kryeministrit na ka sjell në një situatë që zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, që sovrani të vendosë për përbërjen e re të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili më pas do ta zgjedhë qeverinë e re. Nisma Socialdemokrate asnjëherë nuk i ikën përgjegjësisë së saj si parti parlamentare në raport me zhvillimet që e presin vendin. Edhe në këtë rast, Nisma Socialdemokrate do t’i përgjigjet ftesës së presidentit të Republikës për konsulta me partitë politike, që sa më parë të arrihet një pajtim mes forcave politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka thënë Hoxha.