Hoxha zhvillon bisedë me presidentin e Forumit Ekonomik Botëror
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Borge Brende, të cilit ia ka prezantuar planin e PDK-së për #Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.
“U pajtuam që të punojmë së bashku për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale. Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese. Forumi më i madh dhe më me ndikim në botë do të jetë një platformë e prezantimit të Kosovës në botë. Mirënjohës ndaj presidentit dhe mikut tim, Borge Brende, për mbështetjen që do t’i japë Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.