Hoxhaj: 13-vjetori i GJND-së na gjen me politikë të jashtme të zhbërë dhe partneritet të çmontuar me ShBA-në dhe BE-në
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, shkruar me rastin e 13-vjetorit të vendimit të GJND-së për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Në përvjetorin e fitores sonë në GJND, që konfirmoi fuqishëm legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë sonë, sot politika e jashtme është zhbërë, partneriteti strategjik me SHBA-në dhe BE-në është çmontuar dhe normalizimi ndërshtetëror me Serbinë është zëvendësuar me menaxhim të krizës në veri të vendit, duke treguar para botës që Kosova nuk mund të qeverisë atë pjesë të territorit të saj”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar sr kjo ndodhë kur politika e jashtme nuk bazohet në vlerësimin real të situatës dhe nuk ndjekë interesin shtetëror të Kosovës, por udhëhiqet nga marrëzi ideologjike dhe nga frustrimi personal i një politike qorre.
“Një përvjetor si ky mund të shërbejë për t’i treguar botës se Serbia ende funksionion si armike e Kosovës dhe kundërshtare e Perëndimit dhe që njohja universale, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe thellimi i partneritetit me SHBA-në dhe BE-në është sa në interes të Kosovës dhe paqes liberale në Evropë. Sot vendimin i GJND-së kujtohet si një datë historike dhe jo platformë politike në përmbylljen e shtetësisë së Kosovës, meqë ata që udheheqin as nuk kanë dije, vullnet dhe as guxim për të përmbushur interesin shtetëror të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.