Hoxhaj: Askush nuk mundet ta ndalë votimin e demarkacionit
21 mars 2018
| 17:55
Zëvendëskryeministri, njëherësh zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës është i vendosur që sonte ta përfundojë çështjen e demarkacionit.
Ai ka thënë se koalicioni i ka votat dhe pavarësisht gjuajtjes së gazit lotsjellës askush nuk mund ta ndal ratifikimin e demarkacionit.
“Koalicioni i ka votat për votimin e demarkacionit dhe askush nuk mund ta ndal këtë proces. Ne si partner të koalicionit dhe një pjesë e opozitës jemi të vendosur që sonte ta përfundojmë çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Jemi të vendosur që sonte ta miratojmë demarkacionin”, ka deklaruar Hoxhaj.