Hoxhaj: Ata që dogjën flamurin duan përçarje mes qytetarëve të Kosovës
02 gusht 2018
| 21:55
Numri dy i qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka quajtur të shëmtuara pamjet që u shfaqën sonte, kur disa individë shihen duke djegur flamurin e Turqisë.
“Janë absolutisht të papranueshme dhe të dënueshme. Përgjegjësit që përmes këtyre veprimeve duan të shkaktojnë përçarje mes qytetarëve të Kosovës, duhet të sillen para drejtësisë sa më parë”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka thënë se Republika e Kosovës dhe e Turqisë kanë raporte të shkëlqyeshme ndërshtetërore dhe Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës.