
Hoxhaj: Ata që fyejnë viktimat e Reçakut nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës
09 prill 2019
| 13:55
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke iu referuar deklaratës së ministrit tashmë të shkarkuar të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, ka thënë se diskursi fashist i përfaqësuesve të Listës Serbe, është cinizëm dhe hipokrizi politike.
“Është përpjekje për fshehje të së vërtetës duke mohuar krimet shtetërore të Serbisë dhe politikën e spastrimit etnik të 1999-ës. Është injorim i dhunës shtetërore kundër popullit të Kosovës dhe krim i dyfishtë ndaj viktimave. Kushdo që zhvillon diskurs të tillë shovinist, duke mos i parë viktimat e masakrës së Reçakut si njerëz në kuptimin e plotë të fjalës, nuk ka vend në Qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/