Hoxhaj bashkë me deputetët e zgjedhur të PDK-së regjistrohen në Kuvend (PDK)
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë regjistruar të enjten për legjislaturën e tetë të Kuvendit.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me një pjesë të deputetëve të zgjedhur të PDK-së, sot u regjistruan për legjislaturën e tetë të Kuvendit. PDK-ja në rolin e saj si parti udhëheqëse e opozitës do të angazhohet për mbrojtjen e demokracisë, mbikëqyrjen e qeverisë dhe mbajtjen e premtimeve të saj karshi qytetarëve”, ka njoftuar PDK-ja.
Njoftimi i plotë i PDK-së:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me një pjesë të deputetëve të zgjedhur të PDK-së, sot u regjistruan për legjislaturën e tetë të Kuvendit. PDK-ja në rolin e saj si parti udhëheqëse e opozitës do të angazhohet për mbrojtjen e demokracisë, mbikëqyrjen e qeverisë dhe mbajtjen e premtimeve të saj karshi qytetarëve.
Faleminderit edhe një herë secilit votues të Partisë Demokratike më 14 shkurt. Besimi juaj është besim ndaj shtetit të Kosovës, prandaj grupi parlamentar i PDK-së do ta mbrojë me të gjitha forcat e tij edhe besimin tuaj edhe shtetin tonë.