Hoxhaj: Bashkëpunimi Kosovë – Izrael duhet të jetë përtej politikës

04 janar 2022 | 12:31

Ish-ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-kryetarin e Kuvendit të Izrealit, Yehiel Bar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se bashkëpunimi në mes të dy shteteve duhet të jetë përtej politikës.

“Kafja e mëngjesit me Yehiel Bar, ish-Kryetar i Kuvendit të Izrealit dhe mik i Kosovës! Bashkëpunimi shumë domethënës Kosovë – Izrael duhet të jetë përtej politikës, mes popujve dhe ekonomive!”, ka shkruar Hoxhaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Gianluigi Buffon është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka…