Hoxhaj: Bashkëpunimi me MCC-në është në funksion të zhvillimit ekonomik
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është takuar me ekipin e MCC-së të udhëhequr nga Petrit Selimi, me të cilin ka biseduar për projektet dhe bashkëpunimin me Qeverinë.
Ai ka thënë se bashkëpunimet e ardhshme në mes të këtij fondacioni dhe Qeverisë së Kosovës janë në funksion të zhvillimit ekonomik.
Sipas Hoxhajt, Kosova ka nevojë për zhvillimin e sektorit të energjisë efiçiente, dhe të kuadrove që merren me këtë fushë.
“Bisedë e këndshme me ekipin e MCC-së të udhëhequr nga Petrit Selimi, për projektet e tyre të shumta dhe bashkëpunimet e ardhshme mes këtij fondacioni dhe Qeverisë së Kosovës në funksion të zhvillimit ekonomik. Kosova ka nevojë për zhvillimin e sektorit të energjisë efiçiente, dhe të kuadrove që merren me këtë fushë. I lumtur që ndihma e Shteteve të Bashkuara përmes MCC-së është fokusuar pikërisht në këto fusha”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/