Hoxhaj: Bashkësia ndërkombëtare ta mbajë Vuçiqin përgjegjës për dhunën në veri
29 maj 2023
| 22:17
Ish-ministri i jashtëm, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj situatës së fundit në veri.
“Sot ishte një ditë e vështirë për Kosovën. I dënoj fuqishëm sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve nga grupet radikale në veri, të kontrolluara nga Beogradi”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.
Ai tutje thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë përgjegjës Vuçiqin, i cili, sipas tij, qëndron pas kësaj dhune.
“Kosova duhet të koordinohet me SHBA dhe BE!”, ka shkruar Hoxhaj.