Hoxhaj: BE-ja duhet të jetë fer me shtetet e rajonit
26 tetor 2019
| 18:59
Me ftesë të Federatës Universale të Paqës, zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, të shtunën ka marrë pjesë në Samitin e Paqës të Evropës Juglindore, që po mbahet në Tiranë.
Në fjalën drejtuar të pranishmëve, ai ka theksuar se pavarësia e Kosovës është gurthemel i paqes në rajon.
“Mungesa e perspektivës euro-atlantike për Ballkanin Perëndimor krijon hapësirë për ndikimin e Rusisë në destabilizimin e rajonit. Prandaj, BE duhet të jetë fer me shtetet e rajonit dhe të ofrojë perpektivë të qartë për ata që i kryejnë reformat në kuadër të procesit”, ka thënë Hoxhaj.