Hoxhaj: BE-ja e ka kushtëzuar Serbinë me Kosovën
24 tetor 2018
| 01:40
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se duhet të shfrytëzohet kushtëzimi që BE i ka bërë Serbisë për ta pranuar në gjirin e saj.
“BE-ja e ka kështëzuar Serbinë për normalizimin e raporteve me Kosovën. BE-ja ia ka bërë të ditur Serbisë që rruga e saj për në Evropë kalon nëpër Prishtinë. Duhet të shfrytëzohet kjo situatë”, ka thënë Hoxhaj për RTK, duke shtuar se me Serbinë duhet të arrihet marrëveshje.
Nënkryetari i PDK-së ka thënë se spektri politik i Kosovës duhet të jetë unik sa i përket dialogut me Serbinë.
“Disa prej kolegëve tanë po merren me romantizëm ditor”, ka thënë ai.