Hoxhaj: BE-ja e ka shansin e fundit të unifikojë pozicionin për Kosovën
03 prill 2020
| 21:37
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar zgjedhjen e Mirosllav Lajçakut si emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se tani është shansi i fundit që të unifikohet pozicioni i BE-së për Kosovën dhe të arrihet një marrëveshje e ligjshme.
Hoxhaj, përmes një shkrimit në Tëitter, ka thënë se krejt kjo të ndodhë në koordinim me SHBA-në.
“Uroj mikun tim Miroslav Lajcak, për emërimin si emisar i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. E keni shansin e fundit për të unifikuar pozicionin e BE-së për Kosovën, dhe në koordinim të ngushtë me SHBA-në, për të arritur një marrëveshje të ligjshme dhe njohje të ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.