Hoxhaj, BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

04 nëntor 2018 | 10:06

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka bërë me dije se Kosova është angazhuar dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Bashkimi Evropian ka premtuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës me plotësimin e këtyre kritereve. 

“Por, nëse sot ka hezitim nga disa kryeqytete të BE-së në lidhje me vendimmarrjen në këtë proces, pse duhet që Kosova t’i besojë këtij institucioni në dialogun me Serbinë. Nëse BE dhe shtetet anëtare nuk janë të aftë t’u përmbahen premtimeve që i kanë dhënë vetë, pse duhet të besojmë se mund ta diktojnë vullnetin e Serbisë për ta njohur Kosovën?”, ka shkruar Hoxhaj, transmeton “Epoka e re”.

https://www.facebook.com/331891066912652/posts/1561122340656179/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një lagje në Palermo të…