Hoxhaj bën homazhe në nderim të ikonës së popullit shqiptar, Ismail Kadare

03 korrik 2024 | 14:04

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, në nderim të ikonës së popullit shqiptar, Ismail Kadare.

Hoxhaj ka thënë se kujtimi për Kadarenë do të jetë i përhershëm, ashtu si edhe krijimtaria e tij.

“Për homazhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë për ikonën e popullit shqiptar, Ismail Kadare. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, ashtu si edhe krijimtaria e tij. Pusho në paqe!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur Fiton Hajdari ka konfirmuar se nuk do…