Hoxhaj, Beqaj, Aliu dhe Shala vizitojnë komunën e Skenderaj, i bëjnë thirrje Qeverisë të ndërmerr veprime të shpejta

22 janar 2023 | 19:22

Deputetët e PDK-së, Ferat Shala, Enver Hoxhaj dhe Hajdar Beqaj sot bashkë me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu vizituan komunën e Skenderajt që po kalon në momente të vështira pas vërshimeve.

Shala me anë të një postimi i kërkoi Qeverisë së Kosovës që menjëherë të bëjë vlersimin e dëmeve dhe të marrë vendim për kompensimin e tyre.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, bashkë me nënkryetarin e Kuvendit, Enver Hoxhaj dhe deputetin Hajdar Beqaj, vizituam Komunën e Skenderajt për të parë nga afër dëmet e mëdha që kanë shkaktuar vërshimet.

Kostoja e dëmeve të shkaktuara është shumë e lartë dhe e papërballueshme për buxhetin e komunës, prandaj është e domosdoshme mbështetja nga ana e qeverisë qendrore.

I bëjë thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të bëjë vlersimin e dëmeve dhe të marrë vendim për kompensimin e tyre, si për komunën e Skenderajt ashtu edhe për komunat tjera që janë prekur nga vërshimet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujuar sulmin e dytë…