Hoxhaj: Besnik Bislimit duhet t’ia ndërrojmë literaturën

28 janar 2022 | 15:40

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës se zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Qeveria Kurti është duke negociuar një marrëveshje me Serbinë ku të dy shtetet duht të zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën.

Hoxhaj duke i referuar letrës se sekretarit amerikan, Antony Blinken dërguar kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Kosova duhet të pres nga dialogu me Serbinë vetëm njohje të ndërsjellë.

Sot, Kosova duhet të presë nga ky proces vetëm njohje të ndërsjellë! Por, nëse BE s’di çfarë të bëjë, do i sugjeroja që ta ofrojnë këtë skenar për deeskalimin e krizës mes Ukrainës dhe Rusisë dhe z. Bislimi të jetë kryenegociator! Ose, z. Bislimi duhet t’ia ndërrojmë literaturën, se nuk po e di se çka po lexon kështu!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Sekretari i Shtetit Blinken tha në fillim të janarit që politika e SHBA-së është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, e Ambasadori amerikan Hovenier e përsëriti pardje dhe i Dërguari i Posaçëm Eskobar dje, por befas, mbrëmë, Besnik Bislimi tha se qeveria ka një qëllim tjetër në dialog: ajo po negocion marrëveshje që Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën!

Dija dhe imagjinata jonë është e varfër për ta kuptuar këtë politikë. Andaj, ja vetëm një fakt historik: Pakti i Mossulmit në mesi të Molotov-Ribbentrop, që ishte nënshkruar mes Reichut gjerman të Hitlerit dhe Bashkimit Sovjetik të Stalinit, me 23 gusht të vitit 1939 nga ministrat e jashtëm Joachim von Ribbentrop dhe Vyacheslav Molotov. Por, kjo marrëveshje nuk e parandaloi Luftën e Dytë Botërore, me pasoja katastrofale për njerëzimin.

Sot, Kosova duhet të presë nga ky proces vetëm njohje të ndërsjellë! Por, nëse BE s’di çfarë të bëjë, do i sugjeroja që ta ofrojnë këtë skenar për deeskalimin e krizës mes Ukrainës dhe Rusisë dhe z. Bislimi të jetë kryenegociator! Ose, z. Bislimi duhet t’ia ndërrojmë literaturën, se nuk po e di se çka po lexon kështu!

Më e drejtë e duhur është të paraqitet platformë për dialog në Kuvend dhe jo Qeveria të shkojnë kështu pa plane, pa ide, pa afat kohor dhe pa asnjë qëllim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi protestues “Asnji cent ma shumë!” thonë se po sulmohen…