Hoxhaj beson së këtë vit do të ndodhë marrëveshja me Serbinë
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se Amerika është instrumenti i vetëm i ndikimit të Kosovës në botë.
“Qysh na sheh Amerika, na sheh bota. Na jemi temë amerikane dhe perëndimore”, ka thënë Hoxhaj në Info Magazine në Klan Kosova.
“Ne kemi arritur këtu falë Amerikës dhe mbështetësve tjerë tanë”.
Hoxhaj ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe nuk duhet të jetë arsyeja për prishjen e marrëdhënieve me shtetin më mik të Kosovës, Amerikën.
“Vendimin për vendosjen e taksës e kemi marrë bashkërisht dhe bashkërisht do të vendosim edhe për pezullimin e saj. Këto çështje do t’i diskutojmë bashkë në Qeveri”.
“Interesi madhor i Kosovës në 2019 është marrëveshja me Serbinë. Nuk ka pasur një vullnet të tillë më 2017 që Amerika të merret në mënyrë intensive me Kosovën dhe Serbinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Vullnet të tillë nuk kanë pasur edhe shtete tjera europiane”.
“Pse në mos ta shfrytëzojmë këtë shans historik. Duhet ta përdorim 2019-n që ta përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës. Unë besoj se këtë vit do të ketë një marrëveshje të tillë”.