
Hoxhaj i bindur, Kadri Veseli edhe një mandat në krye të PDK-së
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se Kadri Veseli do të rizgjedhet edhe për një mandat në krye të kësaj partie.
Ai në një intervistë për “Ekonomia Online” ka shuar të gjitha zërat se Veseli do të ketë një kundër kandidatë për të parin e partisë.
Ndonëse tha se “gara është e hapur dhe se çdokush mund të konkurrojë”, Hoxhaj ka shtuar se nuk është i njoftuar për dikë tjetër që ka ambicie të udhëheq Partinë Demokratike.
“Unë mendoj që PDK-ja do ta mbështet z. Veseli, pasi ai ka interes me vazhdu për punë. Ajo çka ne kemi pas një kulturë politike në PDK, ka qenë çdoherë mirëkuptimi dhe unë nuk i që dikush tjetër ka ambicie për të garuar për pozitën e kryetarit të partisë, por gara është e hapur çdokush mund të konkurrojë”, ka thënë Hoxhaj.