Hoxhaj: Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?

25 maj 2021 | 11:21

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si dhuratë për Serbinë marrëveshjen që Kosova ka arritur me shtetet e rajonit për lëvizje vetëm me letërnjoftim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se e ka pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë.

Hoxhaj ka pyetur kryeministrin e Kosovës se cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë.

“Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë. Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit. Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”, ka shkruar Hoxhaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është nënshkruar Memorandumi i  Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes…