Hoxhaj: Demonstratat e vitit 1968 kulmuan me luftën e UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 52-vjetorin e demonstrative të nëntorit të vitit 1968, ku kanë thënë se janë ngjarje themeltare e përpjekjeve të shumë gjeneratave për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve, raporton “Epoka e re”.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoxhaj ka kujtuar 52-vjetorin e demonstrative të vitit 1968, për të cilat tha se kulmuan, deri në ditët e sotme, me luftën e UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë.
“Demonstratat e vitit 1968, janë një ngjarje themeltare e përpjekjeve të shumë gjeneratave për të drejtat e liritë e shqiptarëve, të cilat kulmuan, deri në ditët e sotme, me luftën e UÇK-së dhe shpalljen e pavarësisë. Kjo ngjarje si dhe ngjaret tjera më pas, demonstratat e vitit ’81, të vitit ’91, rezistenca shumëvjeçare paqësore, janë hallkat e një lufte e përpjekje të vazhdueshme për çlirim kombëtar”.
“Për herë të parë në ish-Jugosllavi, shqiptarët me demonstratë kërkuan t’u njihet e drejta e përdorimit të simboleve kombëtare, e drejta e kombit e jo e kombësisë, dhe më pas në vitet e 80-ta edhe e drejta për republikë të barabartë me republikat tjera të ish RSFJ. Kjo vetëdije më pas kulmoi me të drejtën për mëvetësi, për krijimin e shtetit që gëzojmë sot”, ka shkruar Hoxhaj.