Hoxhaj dënon sulmin në Burkina Faso
03 mars 2018
| 09:36
Persona të armatosur kanë sulmuar Ambasadën Franceze dhe zyrat e ushtrisë kombëtare në kryeqytetin e Burkina Faso, ku kanë mbetur të vdekur 28 persona.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar sulmin kundër ambasadës së Francës në Burkina Faso, të cilin autoritetet atje e cilësuan si akt terrorist.
“Po e përcjell nga afër sulmin në Burkina Faso kundër ambasadës franceze. Dënoj fuqishëm këtë akt të dhunës. Mendjet tona janë me diplomatët francez atje dhe familjet e tyre”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.