Hoxhaj dënon sulmin në konsullatë, thërret Francën t’i sigurojë diplomatët
26 shkurt 2018
| 13:09
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar sulmin ndaj Konsullatës së Kosovës në Strasburg të Francës.
“Fuqishëm e dënoj sulmin vandal kundër Konsullatës së Kosovës në Strasburg. Thërrasim autoritetet që të nisin hetimet për të gjetur përgjegjësit. Po ashtu thërrasim që të garantojnë sigurinë për diplomatët tanë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në Twitter.