Hoxhaj: Deputetët e opozitës dhe të Listës Serbe do ta votojnë demarkacionin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka siguruar se të martën të gjithë deputetët e koalicionit qeverisës do ta votojnë pro demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka thënë se votën pro do ta japin edhe deputetë të Listës Serbe dhe të opozitës, por nuk ka treguar se kush janë ata emra.
Hoxhaj ka thënë për gazetën “Express” se kanë zhvilluar takime me të gjitha partitë që marrëveshja për demarkacionin kësaj here të kalojë përfundimisht.
“Gjate këtyre tri javëve të fundit kemi folur sa me Listën Serbe, po aq edhe me parti të tjera shqiptare në opozitë për të siguruar votat e nevojshme dhe për ta ratifikuar përfundimisht marrëveshjen e demarkacionit”, ka thënë Hoxhaj.
“Të gjithë deputetët e partnerëve të koalicionit qeverisës do të votojnë pro marrëveshjes dhe këtu nuk ka asnjë dyshim, por do të ketë edhe deputetë të opozitës dhe të Listës Serbe që do ta japin votën” , ka thënë Hoxhaj.