
Hoxhaj, deputetëve: Mos dilni nga salla e Kuvendit pa e votuar demarkacionin
20 mars 2018
| 18:01
Zëvendëskryeministri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka ftuar deputetët e opozitës që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.
Ai nga foltorja e Kuvendit, ka thënë se vota pro demarkacionit është vota më e rëndësishme për Kosovën në dhjetë vitet e fundit.
Hoxhaj ka thënë se deputetët nuk duhet të dalin nga salla e Kuvendit pa e votuar demarkacionin.
“Nuk duhet ta lesojnë sallën e Kuvendit pa e votuar demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Hoxhaj.