Hoxhaj dhe Dimitrov diskutojnë vazhdimin e rrugës Han i Elezit – Shkup
20 korrik 2018
| 22:50
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministrin e punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë.
Hoxhaj përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka njoftuar se me Dimitrov diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.
Postimi i plotë i tij:
Gjithmonë kënaqësi ta takoj mikun tim nga Maqedonia, ministrin e jashtëm, Nikola Dimitrov. Folëm për marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve , si dhe për progresin që Ballkani Perëndimor ka bërë në rrugën e integrimit euro-atlantik.