Hoxhaj dhe Hoti e pinë bashkë kafen e mëngjesit në Kopenhagë
16 maj 2023
| 11:18
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kanë pirë sot bashkë kafen e mëngjesit.
Ata po marrin pjesë në Samitin për Demokraci, i cili po mbahet në Kopenhagë.
Në “Facebook”, Hoxhaj ka postuar foton e përbashkët.
“Një kafe mëngjesi në Kopenhagë me mikun dhe kolegun tim, Avdullah Hoti, para fillimit të ditës së dytë të Samitit për Demokraci!”, ka shkruar Hoxhaj.