Hoxhaj dhe Hoti kërkojnë mbështetjen e Izraelit për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare

31 maj 2023 | 14:01

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me deputetin e LDK-së Avdullah Hoti, ndodhen për vizitë në Izrael.

Ata në Parlamentin e Izraelit kanë takuar deputetin Boaz Bismuth nga i cili kanë kërkuar mbështetjen e shtetit të tij për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Së bashku me kolegun Avdullah Hoti në Parlamentin e shtetit të Izraelit. Kënaqësi të takojmë, Boaz Bismuth, deputet i Knesset-it. Bashkëpunimi parlamentar me shtetin e Izraelit është prioritet për Kosovën si dhe mbështetja e tyre për fuqizimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është jetike!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi më i madh kroat, Dinamo Zagrebi ka shprehur interesim…