Hoxhaj dhe kandidati për deputet Ruzhdi Kurtishaj vizitojnë shtëpinë e të moshuarave në Suharekë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ruzhdi Kurtishaj së bashku me bartësin e listës së PDK-së, e kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj kanë vizituar shtëpinë e të moshuarave në Suharekë.
Ata u pritën ngrohtë nga bamirësi Halil Kastrati.
Madje, ai tha se prioriteti kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë kujdesi ndaj të moshuarve.
“Me kryeministrin në ardhje Prof.Dr. Enver Hoxhaj dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, sot vizituam shtëpinë e të moshuarave në Suharekë, ku si zakonisht i pritëm ngrohtë nga bamirësi Halil Kastrati. Kujdesi ndaj të moshuarave është njëri ndër prioritetet kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shkruar Kurtishaj i cili në listat zgjedhore për deputet nga radhët e Partisë Demokratike mbanë numrin #91”, ka shkruar Kurtishi.