Hoxhaj dhe Kusari-Lila përplasën në Kuvend për dialogun me Serbinë

25 shkurt 2022 | 12:46

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës.

Hoxhaj ka shprehur habinë për qëndrimin e Kusari-Lilës në raport me marrëveshjet e nënshkruara në raport me Serbinë, pasi kjo e fundit kishte qenë në një kohë bashkë në qeveri me PDK-në kur ishin nënshkruar ato marrëveshje.

“Mimoza ka qenë me mu në qeveri kur janë nënshkruar një pjesë e marrëveshjeve”.

“Të paktën kjo nuk duhet të thotë që kemi probleme të këto marrëveshje. Unë nuk i iki asaj që e ka nënshkruar PDK-ja dhe për çfarë qëndron PDK-ja, ndërsa të paktën personalisht nuk do të duhej të distancohesh për një gjë të tillë”, ka thënë Hoxhaj në foltoren e Kuvendit.

Kusari – Lila ka thënë se ajo as nuk është përgjegjëse e as nuk i ka negociuar marrëveshjet lidhur me Serbinë gjatë kohës sa ishte në një qeveri të përbashkët me PDK-në.

“Prej vitit 2013 deri në vitin 2022 janë nëntë vjet zoti Hoxhaj. Prej vitit 2013 unë nuk jam në qeveri dhe për 9 vjet me radhë e kam pasur mundësinë mjaftueshëm që t’i tregoj qëndrimet e mia”.

“E se sa kanë qenë të vlefshme ato marrëveshje në kohën kur unë t’i kemi qenë bashkë në qeveri, e ka tregu pastaj viti 2015 kur keni shkuar në qeveri me LDK-në dhe shumicën prej atyre marrëveshjeve i keni marrë, i keni detajuar, i keni shtuar elemente shtesë për arsye që kanë qenë të pazbatueshme në formatin që janë nënshkruar atëherë. E çka me mbrojtë unë, kë me e mbrojtë? Me mbrojtë diçka që nuk funksionon, që vetë ju dy palët keni konkluduar se nuk funksionon. Merri të gjitha marrëveshjet e 2013-ës, e kanë vazhdimin e 2015-ës, dil e mbroji ato nëse mendon që ke bërë punë të mirë, por mos e gjuaj fajin diku tjetër”, ka thënë ajo.

Ndërsa Hoxhaj është përgjigjur edhe njëherë, duke thënë se Kusari-Lila ka folur sërish pa kuptim.

“Nuk di se çka me bërë me fjalitë e Mimozës, prej kësaj po kërkojë vizion se i keni 59 deputetë”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s, ka dhënë një intervistë për…