Hoxhaj: Dhjetë vite më parë u legjitimua vullneti i popullit për pavarësi

22 korrik 2020 | 11:42

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 10-vjetorin e dhënies së mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se para dhjetë viteve u konfirmua e drejta e jonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe mendimin e saj këshillues mbi legjitimitetin e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës sonë. Kjo ditë një ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare të Kosovës, me të cilën është legjitimuar edhe vullneti dhe aspirata e popullit të Kosovës për pavarësi”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se prej kësaj dite, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE është bërë e pandalshme.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi Lama Çdo punë niset ashtu thjesht. Ndërlikimet vijnë…