Hoxhaj: Dialogu Kosovë-Serbi, çështje komplekse
Sot Këshilli për Punë të Jashtme në Bruksel do të mbajë takim, ku do të diskutojë edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se ky proces “është çështje komplekse”.
“Sot takohen në BE Këshilli për Punë të Jashtme në Bruksel ku ndër çështjet tjera do të gjejnë kohë për të konkluduar se ‘nuk ka përparim’ në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo marrëdhënie ‘është çështje komplekse’. Një dekadë më parë filloi me shpresa, sot çdo shpresë e vetme është zhdukur.
Kjo ka ndodhur për shkak të gabimeve të shumta të BE-së dhe Kosovës vitet e fundit, ndërsa Serbia ka qenë historikisht kundër dialogut”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Hoxhaj ka theksuar se Serbia në këto 20 vjet ka marrë pjesë në çdo negociatë dhe dialog jo për të arritur, por për të mos arritur kurrfarë marrëveshje.
“Çdo kohë e humbur, është kohë e humbur për Kosovën”, ka thënë deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.