Hoxhaj: Dialogu kurrë s’ka qenë më jotransparent
07 shkurt 2023
| 12:00
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij se po bëjnë dialog të mbyllur dhe jotransparent.
Përmes një statusi në “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se dialogu asnjëherë nuk ka qenë si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani.
“Asnjëherë nuk ka qenë dialogu si proces më i mbyllur dhe më jotransparent me Serbinë, sikurse është tani, ku as qytetarët, as opozita dhe as opinioni publik nuk e dinë se kujt kryeministri Kurti dhe qeveria e tij po i thonë ‘PO’ në një restaurant, pa e ditur askush në Kuvend të Kosovës se çfarë përmbajnë këto plane dhe çfarë po pranojnë e cili është rezultati i përfundimtar!”, ka shkruar Hoxhaj.