Hoxhaj: Do të bëjmë çdo gjë që Hamza të jetë kryeministër, s’shohim mundësi bashkëpunimi me LV-në

23 shkurt 2025 | 16:32

Partia Demokratike e Kosovës “nuk sheh mundësi bashkëpunimi” me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve, ka thënë Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se Vetëvendosjes, si parti e parë, i takon të synojë formimin e qeverisë së re, por se, në qoftë se nuk e bën, e bën PDK-ja.

“Mendoj se pasi të mbyllet procesi i votimeve ne do të duhet të vendosim për situata të veçanta në mënyrë të veçantë por parimisht dhe këtu jemi shumë të vendosur ne shohim Bedri Hamzën kryeministër dhe PDK-ja është e vendosur që të bëjë çdo gjë që ta mbështesë zotin Hamza që të jetë Kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës”.

“Ne kemi patur kritikë të madhe për LVV-në gjatë katër viteve të fundit të qeverisjes, mendoj që me sjelljet dhe veprimet e tij, zoti Kurti, e ka dëmtu shumë interesin shtetëror të Kosovës prandaj edhe nuk shohim ndonjë mundësi të bashkëpunimit me këte subjekt politik”, tha Hoxhaj për Blic Interview.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Volodymyr Zelensky, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike president…